Sporti në zi/ U aksidentua me motor, ndahet nga jeta ish-kampioni i botës

Bota e sportit është futur në një moment zie, ku në moshën 26-vjeçare, ish-kampioni i botës në sportin e patinazhit, Riccardo Passarotto ka ndërruar jetë pas një aksidenti.

Sipas “Il Gazzettino”, Passarotto pësoi një aksident rrugor teksa ishte duke ecur me motor në Rovigo.

Ish-kampioni kohët e fundit ishte duke u marrë si përgatitës atletik dhe ushtrohej në palestër duke u bërë edhe bodybuilder.

Pas aksidentit ai u dërgua menjëherë në spital por fatin e keq nuk ia doli të luftonte për jetën.