Ta Gëzojmë”/ Hapet Gjatë Verës, Rama Nuk Ndalet: Ndërtoj Një Tjetër Rrugë Të Re…

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në aksin rrugor Orikum-Dukat, një vepër shumë e rëndësishme për të shkuar më lehtë në bregdetin e jugut.

Kreu i qeverisë jep lajmin e bukur për shqiptarët të cilët në ditët e para të muajit korrik do të lëvizin lehtësisht në rrugën e re.

“Ecën shumë shpejt puna për ndërtimin e rrugës së re Orikum-Dukat, një segment i rëndësishëm që do të lehtësojë më tej qarkullimin drejt bregdetit te jugut, duke lidhur Bajpasin e Ri të Vlorës me Tunelin e Llogarasë. Ky aks i ri do të hapet plotësisht për turistët duke nisur nga muaji korrik”, tha Rama.