
Sali Berisha është shpallur kryetari i ri i Partisë Demokratike në moshën 77-vjeçare por me “damkën” non grata nga Amerika.
Berisha ka fituar thellë ndaj të vetmit kandidat në zgjedhjet për kryetar të PD-së, Ibsen Elezi në një proces të qetë dhe pa incidente. Mbështetësit e Lulzim Bashës dhe një grup i konsiderueshëm deputetësh demokratë kanë bojkotuar të gjithë procesin e “rithemelimit” duke mos njohur as Kuvendin dhe Statutin e ri të partisë.
Berisha merr drejtimin e PD por nuk ka marrë parasysh paralajmërimet e ardhura SHBA dhe së fundmi nga Gjermania, se me rikthimin e tij, partnerët ndërkombëtarë do të ndërpresin bashkëpunimin me PD-në. Nuk na ngel gjë tjetër veç tu themi demokratëve: “TA GËZONI, NON GRATËN E AMERIKËS”