Tifozët ‘alarmojnë’ lagjen e Berishës, banorët u hedhin ujë nga ballkonet, mbërrin policia

Holandezët duket se kanë pushtuar lokalet në rrugën “Mustafa Matohiti” në kryeqytet, në zonën ku edhe jeton ish-kryeministri Sali Berisha e njihet si ‘rruga e Salës’.

Tifozët 'alarmojnë' lagjen e Berishës, banorët u

Tifozët në rrugën “Mustafa Matohiti”

TIRANË– Tifozët e Feynoord kanë nisur festimet ndërkohë që për përballjen me Romën duhen edhe 24 që të zbresin në fushën e gjelbërt. Konkretisht nga pamjet e publikuara nga Panorama, holandezët duket se kanë pushtuar lokalet në rrugën “Mustafa Matohiti” në kryeqytet, në zonën ku edhe jeton ish-kryeministri Sali Berisha e njihet si ‘rruga e Salës’.

Ata shihet se konsumojnë birra e këndojnë në kor në mbështetje të ekipit të ekipit të tyre. Por banorët në pallatin e Berishës nuk e kanë pritur mirë këtë festë.

Nga ballkonet ata u kanë hedhur ujë e sende të tjera holandezëve duke i bërë që të largohen që aty. Në vendngjarje ka shkuar edhe policia. 25 maji është konsideruar si dita e Romës dhe Feynoord në Tiranë. Një ditë më parë u pbulikua dhe harta si dhe u lajmëruan të gjithë qytetarët që të eliminonin lëvizjet në kryeqytet.