
Arben Merkuri
TIRANË– Arben Mërkuri Ismaili, po punonte në një objekt ngjitur me rrugën në momentin kur u qëllua me armë zjarri nga disa persona ende të paidentifikuar. 48-vjeçari i cili ra pre e atentatit në Sukth, ishte në punë e sipër në dyqanin e tij. Një nga autorët është futur në brendësi të objektit dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të tij.
Autorët të cilët lëviznin me një fuoristradë tip “ Benz” kishin ardhur nga Manza dhe pasi kryen krimin u larguan në drejtim të autostradës Tiranë-Durrës ku kanë humbur gjurmët. Dyshohet se mjeti ka qenë me targa të vjedhura.
Grupi hetimor gjeti në vendin e ngjarjes gjashtë gëzhoja.Pista kryesore e hetimit është e orientuar drejt të shkuarës së viktimës.