
Veçse ndryshe nga hera e parë, kur këtë kërcënim e bëri nga Beogradi në adresimin e gjatë pas kthimit nga takimi me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe kryeministrin kosovar, Albin Kurti, në Berlin, këtë herë e bëri nga Brukseli
Përpara darkës joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor, të organizuar dy herë në vit nga kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, Vuçiq tha se “është e qartë se disa njerëz po punojnë për të destabilizuar të gjithë rajonin dhe Serbinë”, raporton mediumi serb N1, përcjell Klankosova.tv.
“Do të flas për këtë më në detaje pas takimit sonte. Do të jetë interesante të shohim se kush do t’i mbështesë për një gjë të tillë dhe ne do të përgjigjemi seriozisht dhe me përgjegjësi dhe do ta mbrojmë fuqishëm vendin tonë”, tha Vuçiq.
Ai tha gjithashtu se në darkë “nuk priten bisedime të thjeshta” për shkak të shumë çështjeve që janë ngritur.