Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratke që po zhvillohet në selinë blu deputetët demokratë kanë propozuar emrat e tyre për presidentin e ri të vendit. Janë dhjetë emra të propozuar për të pasuar Ilir Metën në Presidencë.
Gazetari Juxhin Mustafaraj mëson nga burime brenda mbledhjes propozimet. Kështu, Kreshnik Collaku ka propozuar Jorida Tabakun, Dashamir Shehin dhe Lajla Pernaska. Saimir Korreshi propozoi Visar Zhitin për president.
Xhelal Mziu propozozoi emrat: Rexhep Uka, Halim Kosova dhe Dashamir Shehi. Ndërsa Dhurata Çupi ka propozuar si emër për kreun e ri të shtetit, Princin Leka Zogu