Zyrtari i lartë i DASH Bernd Fischer: SHBA ka prova të forta për Sali Berishën, priten lëvizje nga SPAK për…

 

Gjatë një interviste për “Vox News”, përfaqësuesi amerikan zbuloi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prova të mjaftueshme për korrupsionin e Berishës dhe për këtë nuk kanë asnjë arsye pse ta tërheqin vendimin që e shpallën “non grata” ish-kryeministrin, referuar zërave dhe këmbënguljes së ish-kryeministrit se ekziston mundësia që DASH ta “amnistojë” atë.

Sipas Fischer, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken është një diplomat karrierë dhe se çdo vendim që merr e bazon në prova dhe fakte e jo mbi bazë lobimesh apo emocionesh.

“Nuk kam informacion në lidhje me procesin që rezultoi në shpalljen non grata të zotit Berisha. Megjithatë, mund të them se vendimi nuk duhet të jetë marrë lehtësisht.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken është një person me integritet të lartë, i cili, besoj, se nuk do ta ndërmerrte një hap të tillë pa prova konkrete, veçanërisht duke kur merret parasysh se Shqipëria është një aleat i rëndësishëm dhe se zoti Berisha mund të bëhet sërish kryeministër.

Gjithashtu ka mundësi që ky të mos jetë veprimi i fundit i këtij lloji. Ndonëse kjo varet nga vetë populli shqiptar, unë do të sugjeroja që të merret në konsideratë një proces gjithëpërfshirës, për të kërkuar transparencë financiare për politikanët ose politikanët e mundshëm.

Shqiptarët duhet ta dinë se liderët e tyre janë të besueshëm”, deklaroi ai.

Më tej gjatë fjalës së tij, perfaqesuesi i DASH amerikan për shqipërinë, Bernd J. Fischer ka ripërsëritur atë që jemi mësuar të dëgjojmë nga zyrtarët e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, se Uashingtoni i vendosur për të çmontuar korrupsionin në Shqipëri

Referuar emërtesës “non grata”, sikundër është vendimi i DASH për ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi akuzohet se është përfshirë në korrupsion madhor, zoti Fischer theksoi se ky fenomen është target i amerikanëve, insitutcionet të së cilit nuk e tolerojnë dhe e luftojnë me zero tolerancë.

“Po sigurisht që ka gjasa, duke marrë parasysh se Sali Berisha ka mjaft mbështetës të paepur. Por administrata aktuale amerikane është e përkushtuar ndaj mbrojtjes dhe zgjerimit të të drejtave të njeriut, si në SHBA ashtu edhe jashtë saj.

Padyshim, korrupsioni, veçanërisht korrupsioni i nivelit të lartë, është një çështje e rëndësishme e të drejtave të njeriut dhe nuk mund të anashkalohet thjesht për të mbajtur marrëdhënie të mira ndërmjet shteteve”, u shpreh ai