90 mln euro urë që na lidh me Malin e Zi, Balla-Opozitës: Turp nëse votoni kundër

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ka kërkuar nga Opozita që të votohet buxheti që do të miratojë ndërtimin e urës që lidh Velipojën me Malin e Zi. I pranishëm në Kuvend, Balla tha se ky projekt do të realizohet shumë shpejt. Ai shtoi se një urë që bashkon shqiptarët, duhet votuar.

“Në Ohër u fol për projektin historik të urës që bashkon Velipojën me Ulqinin. Dua të shpreh të gjithë vlerësimin për Abazoviçin dhe Ramës. Do të realizohet shumë shpejt, thirrja ime për ju është që kur të vijë qoftë rishikimi i buxhetit apo ai i vitit 2023, do të ishte në turpin tuaj qët ë votoni kundër një ure që na bashkon,”- tha Balla ndër të tjera.