Ai Do Të Jetë Një…”/ U Takua Me Bajram Begajn, Flet Moisiu: Ja Çfarë I Thashë!

 

Presidenti i zgjedhur, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim ditën e sotme me ish-presidentin Alfred Moisiu.

Begaj dhe Moisiu vijnë nga një karrierë ushtarake, ku njëri ka drejtuar shtetin dhe është konsideruar si presidentet më të mirë, ndërsa Begaj pas pak 24 korrikut, do të vijë një krye të shtetit. Moisiu është shprehur se gjatë këtij takimi i foli Begajt për përvojën e tij në krye të shtetit.

“Unë mendoj se Begaj do të jetë një President i mirë, për vetë faktin jo vetëm se bisedova me të dhe pashë mendimet e tij, integritetin e tij. Ka shumë rëndësi integriteti i Presidentit aq më tepër në kushtet e politikës shqiptare. Begaj mu duk shumë pozitiv dhe krijova një bindje që ky zotëri do ta kryej këtë detyrë ashtu siç duhet në interes të popullit dhe të gjithë Shqipërisë. Tani unë këshillë nuk i dhashë por i fola për përvojën time. I dhurava edhe librin që kam bërë “Midis Nanos e Berishës” për përshkruar gjithë periudhën e Presidencës time”, tha Moisiu