
Enkelejd Alibeaj ka mbledhur pasditen e kësaj të marte Grupin Parlamentar të PD, por lajm përben që deputeti i grupit të rithemelimit Luciano Boci e ka nxjerrë nga zyra ku do mbahej mbledhja.
Alibejan e kanë nxjerrë nga zyra kryesore me fòrcè sepse në të njejtin orar ishte percaktuar edhe mbledhja legjitime nga ana e kryetarit te Partise Demokratike Sali Berishës. Njoftimi i zotit Alibeja eshte pare nga mbeshtetesit e grupit te rithemelimit si nje provokim i hapur nga zoti Alibeaj.
Situata është tensionuar shum kohët e fundit dhe ajo që bie më tepër në sy është mbështetja e ulët ndaj Grupit të Bashes dhe Alibeaj. Mësohet se në selinë blu kanë shkuar vetëm 15-të deputetë, duke mos plotësuar as kourumin e nevojshëm.
PD ka gjithsej 52 deputetë si dhe 7 të tjerë nga aleatët. Partia më e madhe opozitare është aktualisht e ndarë në tre fraksione, grupimi që mbështet Alibeajn, grupimi që është rreshtuar me Sali Berishën dhe deputetët që kanë zgjedhur të mos përfshihen.
Burime bëjnë me dije se gjatë këtij takimi do të diskutohen fillimet e procesit të reformës territoriale, me demokratët që do konsultohen mbi dokumentin, një ditë para se të zhvillohet mbledhja e parë. Të mërkurën, më 15 qershor, deputetët do mblidhen zyrtarisht për Reformën Territoriale.
“Nesër në orë 15:30 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi. Mbledhja bëhet për të diskutuar mbi fillimin e procesit te reformes territoriale duke qenë se të mërkurën do të ketë mbledhjen e parë komisioni për reformën territoriale.
Jeni të lutur të konsultoni dokumentin bashkëngjitur për çeshtjet që do diskutohen. Ju faleminderit”, thuhet në mesazhin drejtuar deputetëve, dje, për takimin që ka nisur sot në selinë blu. Edhe në mesazh qartësohet arsyeja e mbledhjes së deputetëve.