Arkeologët gjejnë në det kokën prej mermeri të Herkulit, me mjekër të madhe e fytyrë të veçantë

Një anije mallrash e epokës romake, e zbuluar rastësisht pranë ishullit grek të Antikythera më shumë se 120 vjet më parë dhe e konsideruar si anija e mbytur antike më e pasur në botë, ka nxjerrë akoma më shumë thesare në eksplorimet më të fundit të saj, duke përfshirë kokën e humbur të një statuje të gjysmëperëndisë greke Herkulit.

Është një copë mermeri mbreslënëse,” tha ai, duke përshkruar karakteristikat që mbanin të gjitha shenjat dalluese të një prej figurave të mëdha heroike të mitologjisë greke dhe romake. “Është dyfishi i madhësisë reale, ka mjekër të madhe, fytyrë shumë të veçantë dhe flokë të shkurtër. Nuk ka dyshim se është Herkuli.”

Zbulimi i skulpturës, së bashku me bazamentin e një statuje tjetër prej mermeri, dhëmbët e njeriut dhe pjesë të pajisjeve të anijes, ishte bërë i mundur nga heqja e tre gurëve 8.5 tonësh që kishin mbuluar pjesërisht rrënojat në fund të detit.

Për tre javë ekipi hulumtues i arkeologëve detarë dhe zhytësve të trajnuar posaçërisht, duke punuar në thellësi 50 metra, pati akses në një zonë të pa eksploruar më parë.