Avokati i njohur rrëqeth me historinë e sëmundjes së rëndë të gruas, teksa publikon fotot e saj në bikini

Avokati i njohur kosovar, Arianti Koci veç jetës profesionale njihet si një njeri që shpesh herë del me shkrime të ndryshme në rrjete sociale në përkrahje të vazhdueshme të gruas së tij, Merita Haxhi.

Çifti i njohur, bën një jetë mjaftë dinamike sa i përket shëtitjeve të tyre në vende të ndrshme të botës, shkruan Kosovarja.

Së fundmi ata shijuan një udhëtim në Meksikë, ku Arianiti nuk hezitoi të shfaq foto të gruas në bikini, për të cilën tha se nuk është fare xheloz.

Por ajo që ra në sy është rrëfimi i tij rreth sëmundjes së rëndë që e kaloi gruaja e tij, desenjatore.

“Zonja Koci, ka kaluar në gollgotë shëndetësore. Gjasat i ka pasur minimale që do të jetojë. Në një moment ka rënë në 39 kilogram. Kufomë e gjallë. Ka qenë një luftë e rëndë, para 4 viteve. Për te dhe për mua.I madhi Zot i ka ndihmu”, shkroi ai.