Babai i 24-vjeçarit të vrarë në Gjermani bën postimin prekës: Na dhe fjalën se do festonim ditëlindjen!

Mediat gjermane raportuan ditën e djeshme, se një shqiptar u vra me thikë nga një shtetas maqedonas në Hamburg. Sot u mësua se bëhet fjalë për 24-vjeçarin nga Dibra, B. K.

Ky i fundit kishte pak kohë që kishte shkuar në Gjermani. Ndërkohë, babai i 24-vjeçarit ka bërë një postim prekës në Facebook.

Ai shkruan se i biri i kishte dhënë fjalën se do të festonin ditëlindjen së bashku, por nuk arriti dot.