Bashkëshorti Në Kryesinë E PDsë Me Berishën Ndërsa Nusja Pozon Me Ramën Në Ditëlindjen E PSsë

Në 31-vjetorin e Partisë Socialiste midis shumë figurave të kësaj force politike, Rama është ndalur të pozojë edhe me gazetarët, ku një ndër to ishte e ftuar edhe ish-zëdhënsja e ish-kryeministrit Berisha , Erla Mëhilli në vitet 2007-2013. Rama ka pozuar me Erla Mëhillin në oborrin e selisë së Partisë Socialiste, ku ajo është veshur me një fustan me ngjyrë të kuqe ndërsa mban në dorë një gotë me verë të bardhë.
Megjithëse, dikur Erla Mëhilli ka pasur kundërshtimet e saj politike në raport me kryeministrin Edi Rama këtu para fotografit ajo shfaqet e buzëqeshur krah kreut të Partisë Socialiste.
Ndërkohë para dy vitesh ajo ka folur edhe për raportin e saj personal me kryeministrin duke qenë këtë të fundit e ka kushëri. Ajo ka sjellë në vëmendje faktin se është kushërirë me Edi Ramën. Duke folur për këtë pjesë, Erla tha se nuk ka ndonjë kënaqësi të veçantë për shkak se nuk e ka njohur personalisht.
erla
Erla Mehilli eshte bashkeshortja e Keltis Krujes antar i kryesise se PDse
“Të kesh kushëri Ramën është rastësi, të punosh me Berishën është meritë. Nuk është se kam ndonjë kënaqësi të veçantë që jam kushërira e tij sepse nuk e kam njohur personalisht. Nëse do ta kisha njohur ndoshta mund të kishte qenë pak e sikletshme.
Duke qenë se ai në një pasazh të librit kurbani e ka përmendur këtë fakt kam përshtypjen se më shumë e ka ndjerë ai, sesa unë”, u shpreh Erla Mëhilli në emisionin e Diell në Top Channell, në janar të vitit 2020.