Begaj “Shpall” Non Grata Berishën/ Presidenti I Zgjedhur E Përjashton Nga…

Presidenti i zgjedhur, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me tre paraardhës të tij para se te veshë zyrtarisht xhaketën e kreut te shtetit.

Gjeneral Begaj duket se ka zgjedhur te ketë si model në detyrën e tij të re, tre ish-presidentët Rexhep Mejdani, Bamir Topi dhe Alfred Moisu, i cili pak ditë më parë i dhuroi edhe librin e tij me kujtime mes “Nanos dhe Berishës”.

Ndërsa ka munguar një takim i tille me ish-Presidentin Sali Berisha, të cilin me sa duket edhe Bajram Begaj e ka shpallur “non grata” ashtu si Amerika. I drejtë “injorimi” që i ka bërë Bajram Begaj, pasi natyrshëm lind pyetja retorike: Çfarë mund të mësosh nga Sali Berisha?!