Berisha I Del Kundër Ilir Metës, Ja Çfarë E Ka Mërzitur Atë: Ka Shkelur…

 

Sali Berisha na ka befasuar të gjithë pasi ka dalë kundër Ilir Metës, shkak është bërë lirimi nga detyra e Bajram Begajt si shef i Shtabit të Përgjithshëm, duke i hapur rrugë kandidimit të tij për President.

Ilir Meta e dekretoi sot lirimin nga detyra të Bajram Begajt nga Turqia, ku ndodhej në një vizitë zyrtare, por një gjë e tillë nuk lejohet, sipas ish-kryeministrit Sali Berishës.

“Presidenti humbet fuqinë e dekreteve jashtë territorit të vendit të tij. Jashtë territorit nuk ka dekret. Kur je jashtë vendit, Kryetar Shteti është kryetari i Parlamentit. Ky është rregulli i Evropës. Nuk e imagjinonim që mund të kishte një shkelje të tillë kushtetuese”, th Saliu.