
Ditën e shtunë Sali Berisha mblodhi për herë të parë kryetarët e degëve duke i udhëzuar që të mobilizojnë bazën për ta bërë gati në përballjen me qeverinë, teksa skenari kryesor është sheshi dhe protestat. Sekretari i përgjithshëm i PD-së Flamur Noka u ka lënë disa porosi drejtuesve të 60 degëve që të azhornojnë listën e anëtarëve, t’i identifikojnë ku ndodhen, brenda apo jashtë vendit dhe t’i kontaktojnë.
Në Regjistrin e Anëtarësisë së degës, në format elektronik dhe shkresor, nuk regjistrohet asnjë anëtar i ri i cili nuk ka plotësuar dhe dorëzuar Formularin e të dhënave të Anëtarit;
Baza e të dhënave, mbi të cilat do të punojë grupi i punës, janë të dhënat e anëtarësisë të vitit 2019, të pasuruara me pjesëmarrjen e anëtarësisë në proceset zgjedhore të 18 dhjetorit 2021, primaret e 30 janarit 2022 në gjashtë bashki/degë të vendit, zgjedhjet për kryetar të degës, si dhe zgjedhjet për kryetarin e PDSH.
Të gjithë individët në bazën e të dhënave do të identifikohen, verifikohen dhe kontaktohen një për një, në çdo seksion dhe në çdo grupseksion nga anëtarët përgjegjës të grupit të punës;
Çdo individi në bazën e të dhënave i jepet të plotësojë, kur kjo është e mundur, Formularin e të dhënave të Anëtarit;
Gjatë këtij procesi, grupi i punës do të japë informacion, atje ku është e mundur, për ata të cilët gjatë procesit të identifikimit dhe kontaktimit rezultojnë se: a. Nuk banojnë më në territorin e degës, por janë zhvendosur në një territor tjetër brenda Shqipërisë. b. Janë larguar në emigracion jashtë Shqipërisë.
Këto emra do t’i përcillen Sekretariatit Organizativ në një dokument në format tabelor, i veçantë nga regjistri i anëtarësisë së degës. Përbri çdo emri, sipas kategorisë së mësipërme, do të shënohet: a. “L” për ata që janë larguar në një territor tjetër, por brenda territorit shqiptar. Përbri shënohet numri i telefonit dhe vendbanimi i ri (qyteti/dega). b. “LE” për ata individë që janë larguar në emigracion. Përbri shënohet numri i telefonit dhe vendbanimi (shteti/qyteti), nëse dega e disponon.
Do të konsiderohen anëtarë të degës të Partisë Demokratike të gjithë ata të cilët rezultojnë në emigracion sezonal. Emrat e tyre do të shënohen në regjistrin e anëtarësisë, pavarësisht se nuk e kanë plotësuar formularin. Kryesia e degës merr masa për plotë” mbyllet udhëzimi i PD-së për degët.