Berisha Ofendon Rëndë Në Kuvend Ramën: Je Një Bastard I Bllokmenëve Hoxhist Mbron…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama mbi bordet e transparencës për çmimet në vend.

Nga Foltorja e Kuvendit, Berisha tha se një bastard mbron Bordet e Transparencës që po i pijnë gjakun qytetarëve shqiptarë.

“Prej kohësh në këtë parlament, janë denoncuar bordet si institucione të të shkuarës tonë komuniste, dhe sot një bastard i bllokmenëve hoxhistë e konfirmoi këtu se me këtë metodë komuniste ka gjetur shpëtimin e qytetarëve shqiptarë.

E kam denoncuar këtë platformë, si shushunja që po i pijnë gjakun, po u boshatisin xhepat, po i fusin në depresion me çmime katastrofike, në mënyrën më të pamëshirshëm për të mbrojtur qeverinë. Ai që ia mbathi, kjo zonja këtu bëhet parzmore e tij.

Ky vend, në dallim nga Maqedonia prodhon 1 milion tonë naftë në vit. Kurse nafta këtu është në çmimet më të larta, energjia këtu është pa proporcion, në çmimet më të larta në Europë. Në mënyrën më të papërgjegjshme deklarohet se biznesin e vogël, e kemi me zero taksa.

Biznesit të vogël I merret përmes energjisë, dy fish taksa më shumë se sa i merrej vite më parë. Ky zotëri ka humbur çdo sens realiteti.

Duket se shërben si një narkotik që të shkëput nga realiteti dhe bota përreth. Shkon në Ohër dhe shkel mbi gjakun dhe sakrificat e gjakut të në Kosovë.

Çfarë të drejte ka ky të flasë në emër të të vdekurve në Kosovë. Çfarë të drejte ka kryeministri i Shqipërisë, të krahasojë viktimat e gjenocidit serb me viktimat e agresorit të Luftës së Dytë botërore. Bën gjithçka si skllav i Vuçiçit, mirë ai që nuk ka ndjeshmëri. Po ky çfarë ka?”-deklaroi Berisha.