Bizneset Në Jug Të Shqipërisë Në Hall Të Madh: Nuk Kemi Pushues, Çadrat Na Ngelën Bosh…

Pavarësisht se kemi hyrë në sezonin turistik problemet në bregdetin e jugut nuk janë zgjidhur.

Kreu i operatoreve turistike për jugun, Vasil Bedinaj ngre si shqetësim mungesën e stafit për bizneset turistike: Të gjitha hotelet dhe restorantet vuajnë për punëtorë.

Deri tani numri i pushuesëve është më i ulët se vitet e kaluara, gjithashtu edhe numri i rezervimeve ka ulje nga sezonet e kaluara e gjitha vjen si pasojë e çmimeve të “kripura”.

“Ky vit nuk do të jetë pozitiv. Kemi pasur më pak rezervime, ndërsa pushuesit që kanë ardhur shpenzojnë më pak se vitet e shkuara. Realisht pushuesit që kanë ardhur nuk janë në ndonjë numër të madh, ka çadra bosh. Këtë vit numri i rezervimeve është shumë i ulët”, tha Kreu i Operatorëve Turistikë.