
Avokati Spartak Ngjela në një reagim në rrjetet sociale shkruan se Sali Berisha i trembet Bajram Begajt në lidhje me pozicionin e tij antiamerikan, në një kohë që ai është nongrata në Amerikë për kr.ime të rënda.
Reagimi i plotë:
Koha nuk ka gjuhë, por flet. Pse është trembur Saliu nga presidenti i zgjedhur rishtas Bajram Begaj:
Sepse ai ka qenë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ush.trisë shqiptare?
Sepse ai i ka mbaruar studimet në Shtetet e Bashkuara?
Sepse në këto momente historike në Shqipëri ka një numër të konsiderueshëm for.cash ush.tarake amerikane?
Apo, sepse Bajram Begaj, para dhjetë ditësh ka qenë i pritur me qylym të kuq në Pentagon?
Të gjitha këto pyetje janë bashkë: Sali Berisha është trembur në lidhje me pozicionin e tij ant.iamerikan, në një kohë që ai është nongrata në Amerikë për kr.ime të rënda. Kurse NATO dhe shtetet e Bashkuara janë në gatishmëri ush.tarake për arsye të lu.ftës në Ukrainë, dhe janë prezent këtu. Sigurisht kjo është arsyeja. Dhe prandaj është trembur Saliu.
Nuk ka pse trembet, se ush.tarakisht mund të merret nën akuzë, por përpara një gjykate, se këto janë shenjat që ai do të dalë si i aku.zuar. Duhet të përgatitet që të marrë pafajësinë nga ajo gjykatë. Saliu vetë po iu thotë shqiptarëve se është i pafajshëm, por pafajësinë e tij duhet ta japë një gjykatë. Në të kundërt, nëse nuk shpallet i pafajshëm nga një gjykatë, Sali Berisha rre.zikohet me gjithë familjen e tij për një bu.rg të gjatë. Të shohim, koha nuk ka gjuhë, por ajo flet.