Çmimet E Larta/ Bosh Lokalet Në Sarandë, Spanjollët Marrin Bukën Me Vete! Qeveria Do Të Fillojë…

 

Me rritjen e çmimeve në bregdetin e jugut, shumë shqiptarë kanë “braktisur” restorantet duke zgjedhur që ushqimin e shëndetshëm ta konsumojnë në shtëpi.

Rritjen e çmimeve e kanë ndjerë edhe turistët e huaj që pavarësisht se janë të kënaqur me gatimet shqiptare, disa prej tyre zgjedhin të marrin bukë me vete në plazh. Turistët spanjollë që këtë vit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar, por duket se nuk janë dakord për rritjen e çmimeve në restorante, duke mos i frekuentuar dhe duke marrë ushqim me vete në plazh në vend të drekave në restorantet që në disa zona janë boshatisur.

Qeveria Shqiptare dhe autoritetet janë në terren dhe së shpejti do të fillojnë kontrollet nga Shëngjini në Sarandë për të mos lejuar baret dhe restorantet që të abuzojnë me çmimet.