
Edhe një herë tjetër vërtetohet bashkëpunimi PS-PD në kurriz të popullit të shkretë shqiptar. Nëse në TV të dyja palët gjoja akuzojnë njëra-tjetrën për tendera abuzivë, në fakt të gjithë bashkëpunojnë së bashku për t’ia futur sa më shumë shqiptarëve. Dhe natyrisht nuk bëhët fjalë për vlera të papërfillshme por për shifra që shkojnë në miliona euro.
I tillë është edhe rasti i një tenderi të organizuar nga AGJENCIA E BLERJEVE TË PËRQENDRUARA me numër reference REF- 19625-02-14-2022. Bëhet fjalë për procedurën me objekt “Shërbim pastrimi për Spitalin Universitar të Traumës” dhe me fond limit në vlerë 137,991,275 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.7 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH.
Por duke studiuar dokumentacionin përkatës të këtij tenderi dalin në pah edhe “çudirat”. Shikohet se kanë marrë pjesë 5 kompani nga të cilat fituese është shpallur firma “REJ” në pronësi të Luan Kaprit. Ky i fundit është kushëriri i ish-kryetarit të Bashkisë Pogradec, Eduard Kapri, pjesë e Partisë Demokratike