
Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar vr.asjen e dy njerëzve nga Meta-Monika dhe se Meta drejton klanin më të rre.zikshëm të trafiqeve në Shqipëri. A do të nisë hetimet SPAK-u për kërkimin e dy varreve të fshehura pas Dajtit?
Sali Berisha ka denoncuar se Ilir Meta përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri. Berisha ka deklaruar: “Për PD, Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri,
të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura. Në historinë e vendit, ky mbetet njeriu që me bandat e tij ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit, të trafiqeve të skllavërisë së s.ksit, të fëmijëve të drogës dhe armëve. Mbi këta të dy
(për Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij) rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas malit të Dajtit. Nuk do të jetë e largët dita kur Ilir Meta do ta mbylli jetën e tij pas hekurave të burgjeve”.