Dumani Fundos Metën: Ja Prova Që I Dha SPAK-Ut Që Vërteton Që Meta Ka Porositur Vra. Sjen E Vëllait Të Deputetit Arben Ndoka…

Një bombë shpërtheu në emisionin politik më të shikuar në vend. I ftuar aty për të komentuar rrëfimin e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani dhe rrëfimet që ai ka bërë në SPAK për një seri vra sje esh gazetari Artan Hoxha deklaroi se në një nga dëshmitë e tij Nuredin Dumani ka thënë se Ilir Meta ka porositur vra sjen e vëllait të ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka.

Ky pohim pati efektin e një Shock-u sepse ai erdhi në një kohë kur presidenti i republikës është në fund të mandatit të tij, dhe menjëherë pas thirrjeve të Edi Ramës se gjithë shqipëria mezi pret të shohë Ilir Metën para drejtësisë.

Madje disa media pranë qeverisë e morën këtë deklaratë dhe akuzuan kolegët e tyre që mbrojnë presidentin se e heshtën dhe nuk folën për një ngjarje kaq të rëndë.

Menjëherë ngjarja mori konotacion të fortë politik aq më tepër që vra sja e përfolur ishte kryer dhe ish vëllai i deputetit, Arben Ndoka, Aleksandër Ndoka, është vra rë para derës së shtëpisë së tij, gjatë fushatës elektorale të vitit 2017 dhe ngjarja ende e kësaj dite ka mbetur pa autor.

“Sipas Dumanit kjo vrasje është porositur nga një politikan i rëndësishëm dhe është vra rë vëllai i një deputeti i PS. Këto gjera duhen verifikuar. Dumani thotë se Ilir Meta ka porositur vra .sjen e vëllait të një deputeti të PS. Nuredini thotë se personat që kanë lidhje me këtë ngjarje kam njohje.

Ai thotë se ka folur me një person e ai më ka thënë kështu. Unë nuk e besoj, por po të ketë ndodhur kjo është e rëndë. Fakt është se Aleksandër Ndoka është vrarë dhe ne nuk e dimë se kush e ka vra. rë” tregoi Hoxha në Opinion.

Neper koriforet e prokurorise se posacme flitet se Dumani ka treguar me emra ekzekutoret dhe ka treguar edhe vendodhjen e armes se krimit gje qe do ishte kyç ne zgjidhjen e çeshtjes per prokurorine, por te gjitha keto mbeten fjale deri me momentin qe do kemi nje hetim serioz.

Por të premten në mëngjes menjëherë reagoi SPAK që i hodhi poshtë këto insinuata: “Në lidhje me deklarimin e gazetarit Artan Hoxha për sa i përket të dhënave të pretenduara si të deklaruara nga shtetasi nën hetim N.D. për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, të transmetuar në televizionin Kombëtar “Klan”, në emisionin “Opinion” të datës 02.06.2022, sqarojmë opinionin publik se:

Në deklarimet e dhëna në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 që po heton Prokuroria e Posaçme, shtetasi nën hetim N.D., nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë. Duke marrë shkas nga ky rast, si dhe duke mbajtur në konsideratë edhe trajtimet që i janë bërë deklarimeve të shtetasit N.D. në emisione të ndryshme televizive, ftojmë mediat që të jenë të kujdesshme” shkruhej në komunikatën e SPAK.

Ai i qëndroi pohimit se Nuredin Dumani e ka bërë këtë deklaratë para hetuesve ndonëse tha se pesnonalisht nuk i besonte këtij versioni. “Dumani duhet marrë për bazë për ngjarjet ku ka qenë prezent dhe jo për ato që i ka më të dëgjuar” tha Artan Hoxha.

Por pavarësisht se SPAK-u e mohoi, se vetë Hoxha tha se nuk e beson dhe se në Opinion askush nuk e kundërshtoi këtë version, pohimi i së enjtes në darkë i shërbeu plotësimit të vizatimit që pushteti i bën Ilir Metës, si një njeriu i lidhur me krimin që nuk është hera e parë që akuzohet për porositje atentatesh.

Pra e gjithë zhurma qe u krijua qe në të njëtën linjë me thirrjen që kryeministri i Bëri SPAK, se të gjithë shqiptarët e duan Metën në burg.