
Ish-Presidenti i Shqipërisë, humbi jetën të shtunën, 28 maj 2022, në moshën 56 vjeꞔare, në një spital në Gjermani, ku po trajtohej prej disa javësh nga një shërbim i specializuar për sëmundje të mushkërive.
Vdekja e ish-Kreut të Shtetit solli dhimbje për miq e familjarë të tij, ndërsa la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, djalin dhe vajzën.
Kjo e fundit dy javë pas ndarjes së të atit ka reaguar pak orë më parë përmes një postimi në Instastory.
Fiona ka çelur albumin fotografik të fëmijërisë, ndërsa ka kujtuar babain në një periudhë kur ajo shihet e vogël në shpatullat e të atit.
“Ende nuk mbushem me frymë”, ka shkruar Fiona mbi foton që ka shkrepur një moment të paharrueshëm me baobabin e saj tashmë të ndjerë.