Gati Linja E Re Hekurudhore/ Tren Modern Për Durrës-Prishtinë, Qeveria: Ja Kur Hapet…

Shqipëria do të investojë për hekurudha në të ardhmen. Një e tillë do të ndërtohet për të lidhur Durrësin me Prishtinën.

Për ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka një marrëveshje me qeverinë e Kosovës për të hapur këtë projekt.

“Hekurudha Durrës-Prishtinë ka një rëndësi të veçantë për Kosovën dhe Shqipërinë që do të mundësojë transportin e shpejtë të pasagjerëve dhe mallrave, së pari mes Shqipërisë dhe Kosovës e më tej për vendet e Ballkanit Perëndimor. Brenda këtij hapet projekti për këtë vepër të madhe kombëtare”, njofton Qeveria Rama.