Gazment Bardhi ka sfiduar Sali Berishën. Ai u shpreh se ai do të jetë sekretari i përgjithshëm i partisë deri në vitin 2023.

Ai tha se në momentin që sqarohet çështja e legjitimitetit detyra e institucioneve të partisë është që të realizojmë bashkimin e partisë dhe t’i japim fund konfliktit.
Bardhi: Nëse shkon sot merr një vendim se kush është sekretari i përgjithshëm i PD-së deri nën 2023, del se është Gazment Bardhi, sepse unë jam zgjedhur.
Jam zgjedhur me një mandat që përfundon për 4 vite si i zgjedhur. Jam shkarkuar për një gjë që nuk jam zgjedhur.
Në momentin që sqarohet çështja e legjitimitetit detyra e institucioneve të partisë është që të realizojmë bashkimin e partisë dhe t’i japim fund konfliktit.
Sot ka pjesë të anëtarësisë së PD-së që kanë qenë përballë meje dhe me ta nuk bashkëpunoj kurrë, si fjala vjen Sali Berisha.
Ai tha se Berisha paditi numrin 2 të SHBA dhe shtoi se nëse ai do të ishte anëtar partie, PD do ishte e izoluar nga SHBA.
Bardhi: Nuk ka pasur asnjë largim të Berishës nga PD, por pezullim. Ai paditi numrin 2 të SHBA.
Nëse do ishte anëtar, PD do ishte e izoluar nga SHBA. Marrëdhëniet me ShBA, aleatin tonë strategjik duhet të jenë të pacenuara.
Berisha u ka një borxh të madh demokratëve. Vendimi që mori Basha ndaj tij ishte i zbutur.
Berisha nuk e meritonte të kishte atë fund politik. Të damkosej si i përfshirë në korrupsion.