Gjendet një i vdekur poshtë urës së Lanës

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më parë pranë Rrugës së Elbasanit në Tiranë. Raportohet nga qytetarët se një person ende i paidentifikuar është gjetur poshtë urës së Lanës. Dyshohet se bëhet fjalë për një person të pastrehë por ende nuk dihen detajet e plota. Mësohet ndërkaq se në vendngjarje ka shkuar policia dhe ambulanca.

Ndërkaq ka reaguar zyrtarisht edhe policia në lidhje me ngjarjen:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 04.06.2022, në Rrugën e Elbasanit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, një shtetas rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes