Gjermania Shpalli ‘Non Grata’, Vjen Reagimi I Berishës: Unë Kam Përkrahjen Masive Të Shqiptarëve, Bota S’më Duhet Fare

Sali Berisha deklaroi në emër të CDU, se ata nuk do bashkëpunojnë me një person të shpallur “non grata” nga SHBA.

“Këtë betejë Sali Berisha nuk e ka nisur me asnjë përkrahje të askujt përveç shqiptarëve. Ju garantoj se çdo ditë ndihem më i motivuar se kurrë nga mbështetja e shqiptarëve. Ju besoj jeni dëshmitarë të kësaj”– u përgjigj Berisha.

Kujtojmë se gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë, deputeti i CDU-së Peter Beyer theksoi se Gjermania do të qëndrojë krah SHBA-ve në vendimin për të mos bashkëpunuar me persona të shpallur non-grata.