
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka folur ditën e sotme për zhvillimet në PD,
si dhe ecurinë e kësaj force politike me zgjedhjen e Sali Berishës në krye.
E pyetur se në krah të kujt do të rreshtohet, Sali Berishës apo Enkelejd Alibeajt, deputetja tha në një intevistë në “News24” se tani nuk është momenti dhe as koha që selia blu të humbas dikë nga anëtarët e saj.Ajo u shpreh se do të ketë një bashkim të të gjitha forcave që aktualisht veprojnë të ndara në PD , si një përpjekje për të fituar në zgjedhje.