Grida Duma “Shpërthen” Për Salianjin Në Kuvend, Cfare I Deklaron?

 

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me ngritje zëri dhe debate të shumta mes opozitës dhe qeverisë. Grida Duma ka ngritur zërin për Ervin Salianjin, pasi gjatë kohës që ai fliste, deputetët e PS bënin muhabet.

Duke folur nga vendi ajo ka kërkuar të mbahet qetësi dhe të respektojnë fjalën e Salianjit pasi ky i fundit është përfaqësues i popullit. “Gjatë gjithë kësaj kohe që flisnin përfaqësuesit ka vetëm zhumë atje. A mund të ketë pak respekt, a mund të mbahet qetësi. A mund të ketë një lloj serioziteti. Minimalisht etika sipërfaqësore a mund të mbahet në këtë Kuvend”,-tha ajo ndër të tjera.