
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në rolin e funksionarit publik kontrollon një bankë të nivelit të dytë, tek e cila punon bashkëshortja e tij Elona Sejko.
Prapaskena mëson se bëhet fjalë për Tirana Bank, tek e cila Elona Sejko merr rreth 50 mijë USD pagë në vit si drejtore shërbimesh financiare.
Konflikti i interesit mund të jetë deri në kufijtë e një skeme korrupsioni, pasi Banka e Shqipërisë me në krye Gent Sejkon, sipas ligjit rregullon dhe mbikëqyr veprimtarinë e Tirana Bank ku punon gruaja e tij.
Nga ana tjetër, vajza e Ridvan Bodes, Adela Bode, është punësuar në Bankën e Shqipërisë, ku çdo vit merr një pagë rreth 20 mijë USD. Në të njëjtën kohë, babai i saj, Ridvan Bode, është pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Pra, e bija është në rolin zbatues të punëve në Bankën e Shqipërisë, ndërsa babai mbikyr punën që bën e bija.
Ky konflikt i dukshëm interesi vijon prej vitet 2018 vetëm pak metra larg Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, institucion i cili është kthyer në mburojë e konflikteve të interesave në zyrat e shtetit shqiptar dhe pasurive të paligjshme të pushtetarëve.