Grupi kriminal sillte ilaçe në Shqipëri gjatë pandemisë, qindra mijëra euro fitime

Duke qenë se medikamentet që silleshin në vendin tonë ishin të kufizuara, shitja e tyre i ka sjellë grupit kriminal një fitim prej qindra mijëra eurosh.

DETAJE/ Grupi kriminal sillte ilaçe në Shqipëri gjatë

SPAK

TIRANË– Grupi kriminal që u shkatërrua sot nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane fuste në Shqipëri edhe medikamente në mënyrë të jashtëligjshme. Kjo gjë mësohet të ketë ndodhur gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19, kur lëvizja ishte e bllokuar. Duke qenë se medikamentet që silleshin në vendin tonë ishin të kufizuara, shitja e tyre i ka sjellë grupit kriminal një fitim prej qindra mijëra eurosh.

“Anëtarët e grupit organizuar kriminal gjithashtu dyshohen se janë të përfshirë në trafikun e barnave me përmbajtje narkotike, që e kanë marrë në mënyrë të paligjshme nga sistemi kombëtar shëndetësor italian dhe janë shitur në Shqipëri. Disa nga këto barna me përmbajtje narkotike ishin përdorur për të trajtuar pacientët me COVID-19, të cilat ishin shumë të kërkuara gjatë pandemisë”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Grupi u shkatërrua sot. Në pranga janë vënë 6 persona. Nën hetim janë vënë 82 shqiptarë, mes tyre mjekë dhe biznesmenë. Mes mjekëve përmendim Edvin Priftin, Aurel Vulën, mjek pediatër, Ilir Broqajn, mjek anest-reanimator dhe Vladimir Peto. Biznesmenët janë Aleksandër Gjoka dhe Ngue Pulaj.