
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje me helikopter të ishullit të Sazanit. Në një status ne “Facebook” krahas videos Rama citon ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili thotë se i vlerëson të gjitha shqetësimet dhe mendimet e shprehura, për situatën e zjarreve në ishull por sipas tij ne mbështetemi tek ekspertët e fushës që vlerësojnë se teknika më efikase në këtë rast është izolimi i vatrave nga toka duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth çdo vatre.
Po ashtu Peleshi shprehet se kemi nevojë edhe për vullnetarizëm dhe angazhim nga të gjithë për të përballuar së bashku situatat e emergjencave, pasi kjo verë do të jetë shumë e nxehtë.
“Sazan – Rikonjicion nga ajri i vatrave të zjarrit Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi:
“Sakrifica dhe profesionalizmi i Forcave të Armatosura dhe të gjithë sistemit të Mbrojtjes Civile meritojnë mirënjohje.
I vlerësoj të gjitha shqetësimet dhe mendimet e shprehura pa teklif, por ne mbështetemi tek ekspertët e fushës që vlerësojnë se teknika më efikase në rastin e zjarrit në ishullin e Sazanit është izolimi i vatrave nga toka duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth çdo vatre…
Fatkeqësisht edhe kjo verë do të jetë shumë e nxehtë. Ne do të jemi përkrah bashkive për të mbështetur përballimin e emergjencave të mundshme. Por kemi nevojë edhe për vullnetarizëm dhe angazhim nga të gjithë për të përballuar së bashku situatat e emergjencave, në vend që t’i ndezim akoma më shumë nga tastiera.”-shkruan Rama.