
Ish-socialisti Kastriot Islami zbuloi “prapaskenat” dhe pretendimet e Lulzim Bashës për të shpallur non grata Sali Berishën që sipas tij kanë ardhur nga lobimi i Sorosit.
“Jam i lumtur që nuk jam më pjesë e PS. Nuk jam fare në ADM socialist, biles ndjej lumturi të madhe që nuk isha pjesë festës se PS.
Jam i lumtur që jam shkëputur nga kjo parti që është kthyer në parti e Kajmakut me shokë. Bashës iu kërkua që të përjashtohet nga partia Sali Berishën pa pasur fakte dhe prova. Bashës i kanë thënë do ikësh vetë në burg nëse kërkon fakte dhe prova, prandaj ai e përjashtoi. Berisha u shpall non grata pa dyshim si pasojë e lobimit te Sorosit”, tha Islami.