Jorida Tabaku Sulmon Sërish Berishën: Non Gratat Nuk Kanë Asnjë Shanc Të Propozojnë Asnjë…

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka konfirmuar qëndrimin e saj në raport me vendimin e 9 shtatorit të Lulzim Bashës, i cili përjashtoi nga Grupi Parlamentar i PD-së ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në mbledhjen e Kryesisë, Tabaku ka thënë se ‘i qëndron vendimit të saj ‘pro’ shkarkimit të ish-kryeministrit Sali Berisha,’ duke mbështetur edhe njëherë tjetër vendimin personal të Lulzim Bashës.

Në një kohë kur shumica e deputetëve të grupit parlamentar janë tërhequr nga vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës, Tabaku po i qëndron deri në fund pazarit të saj me ish-kryetarin e PD-së.

Menjëher pas largimit të Bashës Tabaku kaloj ti servilosej Alibejat me urdhër të Bashës duke bërë polin anti Berisha

Tabaku është shprehur se presidentin nuk mund ta propozojë një person non grata por i takon grupit të Alibeajt ose PS ta propzojë.

Gjithashtu Tabaku ka sulmuar edhe demokratët që i quan të mashtruar që ndjekim Berishën pasi sipas Tabakut janë të manipuluar dhe një non grata nuk vjen në pushtet.

Tabaku nuk ka sulmuar PS për aferat korruptive as për arr.est.imet që janë bërë në rradhët e tyre duke harruar dhe incerneratorët por e ka sulmuar vetëm për faktin që pranon propozime nga grupimi i Foltores.

Tabaku me këtë deklaratë ka konfirmuar se është gati të bëj aleancë me PS dhe jo me Sali Berishën pasi tashmë në PD gjitha postet janë me garë jo me emërim sikur bënte Basha dhe me garë nuk fiton dot asnjë post.