Këlliçi: Prokurorë belg kanë ardhur në Tiranë, do shohim surpriza në vijim

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka bërë deklarata të forta kundër qeverisë këtë mbrëmje për emisionin ‘A Show’ në Syri Tv. Teksa deklaroi se e kënaq nervozizmi i Ballës pasi PD është një opozitë e vërtetë, theksoi se ky i fundit duhet të shqetësohet nga prokurorët belgë që kanë ardhur në Tiranë.

 

Këlliçi u shpreh se një grup prokurorësh belgë që kanë zbarkuar prej kohësh në Tiranë, do të sjellin surpriza. Sipas Këlliçit do të ketë të dhëna interesante që tregojnë lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe trafikun ndërkombëtar të drogës.

 

“Më knaq nervozizmi i Ballës. Ai të jetë më i shqetësuar për shkak të prokurorëve të huaj belg që kanë ardhur në Tiranë. Kanë zbarkuar prej kohësh, do shohim surpriza dhe të dhëna shumë interesante në vijim, për lidhjet e qeverisë më krimin e organizuar dhe trafikun ndërkombëtar të drogës në Shqipëri dhe Europë. Do shihni të dhëna spektakolare.”-tha Këlliçi.