Këta jemi ne shqiptarët/ Rama lë “gojë hapur” Zelenskyn: Ukraina s’e njeh Kosovën, por…

Kryeministri Edi Rama ka bërë krenar çdo shqiptar madje la me “gojë hapur” Presidentin e Ukrainës, Zelenskyt të cilin e “thumboi” duke i vënë në dukje gabimin që kanë bërë me Kosovën.
Rama tha se Ukraina se nuk e njeh Kosovën si shtet sovran, por pavarësisht kësaj, ajo i ka dhënë Ukrainës mbështetje të plotë dhe ka sanksionuar Rusinë.
“Ka dhe një vend që Ukraina ende nuk e ka njohur, Kosovën. Pavarësisht kësaj, po bën saktësisht të njëjtën gjë që po bëjnë të gjithë me sanksionet dhe mbështetjen e plotë kundër Rusisë. Këtu jemi në një linjë të mirëpërkufizuar të asaj që jemi dhe atë që përfaqësojmë. Besoj fort se është gjëja e duhur për të bërë: Ukrainës t’i jepet statusi kandidat nga BE” – tha Rama