Ksamil/ Shqiptari shtanget nga turistet e zhveshura: Ne jemi me fëmijë të vegjël!

Me hyrjen e qershorit, por edhe më herët, në Shqipëri kanë filluar të vijnë turistë nga shumë vende të Europës, pasi edhe temperaturat janë të larta. Kryesisht turistët, preferojnë jugun e vendit, edhe pse çmimet atje janë më të shtrenjta.

Së fundmi, një shqiptar, i cili kishte shkuar me pushime ne Ksamil është habitur kur ka parë dy turiste, që po merrnin rreze dielli të zhveshura në pjesën e sipërme.

Sipas tij ato lëviznin lirshëm dhe nuk e kishin problem aspak që aty kishte familjarë.

Shqiptari gjithashtu, ka treguar se në bregdet ndodhet me fëmijët e tij të vegjël dhe kjo shfaqje e dy turisteve nuk i duket aspak normale.