Ky aparat fotografik i prodhuar 99 vite më parë, llogaritet si më i shtrenjti në botë

Një prototip Leica që i përkiste personalisht Oskar Barnack – shpikësit të Leica – u shit për 14.4 milionë euro (15 milionë dollarë) në një ankand ditë më parë, duke u bërë kamera më e shtrenjtë në botë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aparati fotografik është një nga vetëm afërsisht 22 të Leica të serisë 0 që u prodhuan në 1923 për të testuar tregun, dy vjet përpara prezantimit komercial të Leica A.

Ajo është gjithashtu një nga rreth një duzinë që ka mbijetuar deri në ditët e sotme, sipas ankandit Leitz Photographica me bazë në Vjenë, i cili organizoi shitjen.