Lorenc Vangjeli Publikon Për Her Të Parë Dosjen Gërdeci: Informacionin Ma Dha Një Ish Ministër I Berishës Që Sot Është

Analisti Lorenc Vangjeli rrëfeu për herë të parë gjatë një emisioni televiziv një ngjarje të paprecedentë mes tij dhe organit të akuzës.

Duke marrë shkas nga urdhri i SPAK për mediat në lidhje me dëshmitë e Nuredin Dumanit, Vangjeli tregoi se në 2009 është gjendur përballë një situate të ngjashme ku ndodhet media sot. Ai shtoi se një ish-ministër i Sali Berishës i kishte vënë në dispozicion dokumentacionin sesi ishte ndërtuar fabrika e vd.ekjes në Gërdec.

“Kur ka ndodhur një ngjarje e tillë më është dashur shumë mund të mos e bëj publike. Por kam qenë në një situatë të tillë. Në vitin 2009 kam qenë në dijeni dhe në pozitën e personit që do të merrej në pyetje. Bëhet fjalë për çështjen e Gërdecit. Prokuroria kërkonte dokumentet e qeverisë që i hapën rrugën fabrikës së vd.ekjes në Gërdec.

Këshilli i Ministrave nuk i jepte sepse e mbronte Kushtetuta. Unë atëherë i botova dhe dokumentet vinin nga një ministër i Zotit Berisha. Unë u vendosa në një situatë absurde, ku unë ndodhesha para akuzës për nxjerrje të sekretit hetimor.

Kjo është një çështje që ka gjetur zgjidhje disa herë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut. Hetimi zgjati me muaj të tërë, por burimi im ishte dhe do të mbetet i fshehtë. Zanati ynë nuk është një lojë balerinash.

Madje dhe balerinat i kanë gjunjët e dërrmuar dhe këmbët e ënjtura. Kur ti kërkon të jesh ndërmjetës përmes ngjarjes dhe publikut do të jesh i detyruar të pranosh çdo shtrëngesë. Kaprciçot apo llastimet që bëjnë herë pas here mediat nuk i bëjnë mirë as vetë medias”, tha Lorenc Vangjeli