Luçiano Boçi: Në Shtator Rikthejmë Protestat Dhe Rrëzojmë Ramën…

Luçiano Boçi, i zgjedhur nënkryetar i ri në Partinë Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha thotë se do të vazhdojnë të shprehin deri në fund qëndrimet e tyre lidhur me reformat e reja. “Rithemelimi” përfaqësohet vetëm në Komisionin për Reformën Zgjedhore nga Oerd Bylykbashi.

Në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, Boçi tha se do të zhvillojnë tryeza me ekspertë, ndërsa do të kenë edhe takime me qytetarët për Reformën Territoriale.

Do vazhdojmë të shprehim qëndrimet tona. Do të zhvillojmë tryeza me ekspertë. Do të bëjmë edhe takime me qytetarët për reformën territoriale”, tha ai.