
Një aksion policor po zhvillohet këtë të enjte në Elbasan.
Forca të shumta të rendit kanë zbritur në terren ndërsa në shënjestër të tyre janë vënë makinat luksoze që qarkullojnë në qytet.
Deri më tani nuk është njoftuar për kapjen e ndonjë kontigjenti kriminal por mësohet se aksioni i policisë do të vazhdojë deri në orët e vona të mbrëmjes.
DVP Elbasan
Kontrolle të befasishme në Elbasan nga të gjitha strukturat e DVP-së, për rritjen e parametrave të sigurisë.
Policia e Elbasanit, Forcat e Posaçme Shqiponja, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme, Policia Rrugore, kontrrolle të befasishme në qytet për kapjen e personave të cilët qarkullojnë me armë zjarri, me lëndë narkotike, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me xhama të zinjë të paçertifikuar, apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje te dehur.
Kontrollet e befasishme vijojnë në të gjithë qarkun.
qarkun.