
Edhe pse Majlinda Bregu është distancuar prej kohësh nga PD dhe është akuzuar si “tradhëtare”, ish-kryeministri Sali Berisha duket se ruan konsiderta të larta për ish-ministren e tij.
Këtë të Premte, u zhvillua edhe mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku u miratuan dhe kandidaturat për postet drejtuese në PD. Pas mbledhjes, Berisha mbajti një prononcim të shkurtër për gazetarët.
Kreu i PD Sali Berisha u pyet nëse do e mbështesë kandidaturën e Majlinda Bregut për Presidente të Republikës, në propozohet nga mazhoranca.
Berisha është përgjigjur duke thënë që të mos e pyesin për atë që ai e quan farsë presidenciale.
“Më pyet për PD, mos më pyet për farsën elektorale presidenciale. Ajo është figurë e respektuar e PD. Tani është në fushën e politikës dhe diplomacisë”, tha ai.
Më herë gjatë ditës, Berisha tha se do jëtë në seancën e nesërme në parlament, kur do të mbahet edhe raundi i katërt i votimit për Presindetin e ri. Por, ai shtoi se do të votojë kundër propozimit të Ramës për kreun e ri të shtetit.
Pas djegies së tre raundeve të para, tani mazhoraca mund ta zgjedhë Presindetin e ri me shumicë të thjeshtë votash–71, ndërkohë që e vetme, PS ka 74 vota.