Mediat italiane: Edison Pula si banda e Daltonëve, pse arratisja i ngjan komedisë

Bëhet fjalë për komedinë ‘Daltonët’ që rezulton të jetë frymëzuar nga banda e vëllezërve Dalton që vepronin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. gjatë viteve 1890 – 1892. Banda përbëhej nga katër vëllezër

Mediat italiane: Edison Pula si banda e Daltonëve, pse arratisja i ngjan

Edison Pula dhe Lucky Luke

ITALI– Arratisja e tre shqiptarëve nga burgu në Itali një komedie! Kështu shkruajnë mediat italiane vetëm pak orë pasi Edison Pula dhe dy shqiptarë të tjerë prenë hekurat e Italisë dhe me ndihmën e çarçafëve u larguan nga burgu. Bëhet fjalë për komedinë ‘Daltonët’ që rezulton të jetë frymëzuar nga banda e vëllezërve Dalton që vepronin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. gjatë viteve 1890 – 1892. Banda përbëhej nga katër vëllezër: nga Grattion (lindur më 1861), William (1866), Bob (1869) dhe Emmett (1871).

Emri i tyre u bë shumë i njohur kryesisht në shtetet perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi numri i trenave dhe bankave që kishin plaçkitur nuk kishte të sosur. Komedia u krijuar nga Morris dhe Rene Gorcinny që gjithmonë janë dyshuar se ishin kushërinjtë e vëllezërve Dalton dhe se kjo ka qenë arsyeja që i ka shtyrë ata të vinin me këtë komedi.

Filmi vizatimor tregon se sa me fat është Luka që u shpëton gjithmonë sulmeve e në këtë rast, i bie të ketë qenë Edison Pula, 27-vjeçari që është ende në arrati. Mediat italiane publikuar edhe videon ku tre shqiptarët shiheshin teksa vraponin në fusha për të dalë në rrugën kryesore pas arratisjes nga burgu. Por, dy shokët e Pulës nuk ishin dhe aq me fat. Ata janë kapur nga efektivët dhe janë kthyer në qeli.