Monika Kryemadhi s’bojkoton seancën, hedh votën për Bajram Begajn

 

Ndryshe nga deputetët e Partisë Demokratike, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zgjedhur të mos e bojkotojë procesin e votimit të kandidaturë së presidentit të ri.

Kryemadhi ka qëndruar në sallën e Parlamentit, dhe ka hedhur votën e saj për Bajram Begajn.

Kryemadhi vetëm pak para se të fillonte seanca tha se deputetët e LSI do të votojnë kundër për kandidatin për president të propozuar nga PS.

“Vota e LSI, është votë kundër. Nuk kam rezervë për as një person, por për diktaturën që po instalon Edi Rama” tha Kryemadhi.

Kujtojmë se deputeti i LSI, Petrit Vasili ka kundërshtuar më herët procesin e zgjedhjes së njëanshme të presidentit të ri. Megjithatë, duket se LSI ka zgjedhur të jetë kundër bojkotit të procesit.