Ndryshimet e fundit! Berisha fut Floriana Garon në Kryesinë e PD-së, kush doli?

Kryesia e Partisë Demokratike ka pësuar disa ndryshime pas zgjedhjeve të fundit që u zhvilluan për kupolën e partisë ditën e premte. Kuvendi i 11 dhjetorit të vitit të kaluar sanksioni se anëtari i kryesisë së PD nuk mund të mbajë post tjetër brenda partisë.
Pikërisht kjo pikë e statutit të ri ka bërë që të ketë ndryshime në kryesinë e PD-së. Duke qenë se Flamur Noka mori postin e sekretarit të përgjithshëm, Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi janë nënkryetarë të PD-së dhe Ervin Minarolli u zgjodh Sekretar Organizativ dhe i Burimeve Njerëzore, rrjedhimisht emrat mësipërm heqin dorë nga posti i anëtarit të Kryesisë.
Në kryesi futen emrat që janë poshtë në listën jo fituese në fazën e parë më 28 maj. Në vend të Flamur Nokës, që u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm, do të futet Genc Deromemaj, i cili në fakt ka aq vota sa edhe Ivi Kaso 84, por ky i fundit u zgjodh sekretar për çështjet ligjore dhe zgjedhore në PD.
Për shkak se Kaso e ka një detyrë në PD-në e re të Berishës, lista zbriti më poshtë. Në kryesinë e re janë futur Genc Dermomemaj, Floriana Garo, Bardh Spahia dhe Sorina Koti në vendin e Flamur Nokës, Oerd Bylykbashit, Luçiano Boçit dhe Ervin Minarollit.