Nevila Pjetrin e vrau një ‘serial killer’, gjendet e vdekur një transgjinore në të njëjtin vend

Në zyrën e prokurorit të La Spezias Antonio Patrono është duke u zhvilluar një takim në të cilin marrin pjesë karabinierët dhe policia.

Nevila Pjetrin e vrau një ‘serial killer’, gjendet e vdekur

Leonard Marku dhe Nevila Pjetri

ITALI– Personi që ka ekzekutuar shqiptaren Nevila Pjetri dyshohet të jetë një vrasës serial. Hetuesit italianë kanë dalë në këtë përfundim pasi në të njëjtën zonë ku u vra 35-vjeçarja është gjetur trupi i pajetë i një transgjinoreje që njësoj si shqiptarja ushtronte aktivitetin e prostitucionit. Në zyrën e prokurorit të La Spezias Antonio Patrono është duke u zhvilluar një takim në të cilin marrin pjesë karabinierët dhe policia.

Së bashku me prokurorin janë edhe prokurorët Monica Burani dhe Rossella Soffio që merren me të dy rastet. Nisur nga fakti që të dy trupat, si ai i Pjetrit dhe i transgjinores që nuk është identifikuar ende, kanë të njëjtat shenja, policia italiane po kërkon një vrasës serial. Jo shumë larg vendit ku u gjet trupi i transgjinores, karabinierët gjetën një makinë në të cilën u gjetën gjurmë gjaku. Transgjinorja ishte parukiere me profesion.

Në zonën ku kanë ndodhur të dy krimet nuk ka kamera sigurie, gjë që ka vështirësuar punën e hetuesve, por ata po kërkojnë në telefonat e viktimave ku është e sigurtë se mund të gjejë numra të klientëve. Leonard Marku, bashkëshorti i shqiptares Pjetri është shprehur se është lënduar shumë për vrasjen e të shoqes. Herën e fundit, ai ka thënë se 35-vjeçarja është shprehur se ka dalë të konsumojë një kafe me një shok, por që nuk ishte kthyer më.