Nga 11 qershori 2022 hiqen kufizimet e udhëtimeve nga Shqipëria në Gjermanisë

Një lajm i mirë vjen për shqiptarët, pasi prej ditës së shtunë, datë 11.06.2022, ora 00:00, hiqen kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë.

Lajmi është bërë me dije nga ambasada Gjermane në vendin tonë, duke shtuar se që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë sërish të lejueshme për të gjitha qëllimet.“Prej ditës së shtunë, datë 11.06.2022, ora 00:00, hiqen përkohësisht të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë. Që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë sërish të lejueshme për të gjitha qëllimet (edhe për turizëm dhe vizita). Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi.”